Site icon Telegrafi

Votimi i ligjit për gjuhën shqipe, Meta: Akt i rëndësishëm historik

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përshëndeti vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë.

Kreu i Shtetit shqiptar e cilësoi miratimin si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

Parlamenti maqedonas votoi për herë të dytë miratimin e ligjit pasi më parë Presidenti maqedonas nuk e dekretoi.

Miratimi i ligjit u bë me vota pro, në një atmosferë të tensionuar. Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Për këtë arsye deputeti dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nukolla Gruevski , ka tentuar të pengoj votimin, duke thënë se po votohet në mënyrë jo ligjore, transmeton syri.net. Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që të ndërpritet seanca.

Exit mobile version