Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme jashtë çdo standardi të votimit ka propozuar që si qendra të votimit të hapen gjithsej 35 përfaqësi diplomatike (me rreth 45 vendvotime), ku sipas tyre, do të mund të votojnë plot 360 mijë qytetarë.
Cakolli në një postim në Facebook shkruan se kjo teknikisht është e pamundur.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Ende pa filluar mirë, veçse kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit. Ndonëse sot është dashur që të publikohet lista e qendrave të votimit jashtë vendit – në mënyrë që votuesit të mund të regjistrohen – kjo nuk do të ndodhë.
Ministria e Punëve të Jashtme, jashtë çdo standardi të votimit, ka propozuar që si qendra të votimit të hapen gjithsej 35 përfaqësi diplomatike (me rreth 45 vendvotime), ku sipas tyre, do të mund të votojnë plot 𝟑𝟔𝟎 𝐌𝐈𝐉𝐄̈ 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄̈.
Kjo është 1) teknikisht e pamundur – meqë i bie që në 12 orë të votimit, brenda secilit minutë të votojnë 11 qytetarë; 2) në kundërshtim me ligjin – sepse numri maksimal i votuesve për vendvotim është 750
votues; dhe 3) tendencë për pengim të procesit, e mbase edhe për krijim të përshtypjes se po tentohet pengimi i votimit të diasporës. /Telegrafi/