Telegrafi

Votim historik në SHBA – Kevin McCarthy shkarkohet nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për ta shkarkuar nga posti i kryetarit, Kevin McCarthy-n.

216 anëtarë – përfshirë tetë republikanë – votuan për të rrëzuar kongresmenin kalifornian nga karrigia e kryetarit.

210 përfaqësues të tjerë – të gjithë republikanë – votuan për ta mbajtur në këtë post ligjvënësin republikan, raporton cnn.

Kjo është një fitore e madhe për fraksionin rebel të republikanëve të krahut të djathtë të udhëhequr nga Matt Gaetz, i cili është edhe mbështetës i ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve tani do t’i duhet të zgjedhë një kryetar të ri, por nuk ka asnjë alternativë deri më tani se kush mund ta udhëheq këtë tempull të demokracisë amerikane.

Asnjë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve nuk është rrëzuar ndonjëherë më parë përmes miratimit të një rezolute dhe ky ishte votim historik.

Ndryshe, kongresisti republikan, Patrick McHenry nga Karolina e Veriut tani do të drejtojë përkohësisht Dhomën e Përfaqësuesve. /Telegrafi/