Telegrafi

Votëbesohet qeveria greke, me 152 vota pro dhe 148 kundër

Pas një debati të gjatë parlamentar 3 ditor në lidhje me miratimin e qeverisë së tij, kryeministri Karamanlis tha të dielën mbrëma se, politika e jashtme e Greqisë bazohet në “idetë e plotfuqishme të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar” dhe që pozitat e qeverisë së tij për çështjet kombëtare janë të ditura për të gjithë dhe se këto pozita janë të patundshme dhe që nuk do të braktisen dhe kurrsesi të shkelen.

Kryeministri tha se zgjidhjet për problemet e vendit kane nevojë për propozime konkrete duke nënvizuar se, qeveria e tij nuk ka ndërmend për bashkëpunim me projekte që synojnë polarizimin dhe tensionin.