Votëbesimi i Qeverisë mund të parashtrohet më së paku nga 20 deputetë, ndërsa votëbesimin e Qeverisë e bëjnë pas kalimit të tri ditëve nga parashtrimi i votëbesimit, sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria dhe secili prej anëtarëve të saj përgjigjen para Kuvendit për punën e tyre. Kuvendi mund t’i votojë mosbesimin Qeverisë. Të paktën 20 deputetë mund t’i bëjnë pyetje Qeverisë. Votimi i besimit në Qeveri bëhet pas kalimit të tri ditëve nga shtrimi i çështjes së besimit”, thuhet në nenin 92 të Kushtetutës së RMV-së.
Vendimi për mosbesimin e Qeverisë merret me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse Qeverisë i jepet votë mosbesimi, Qeveria është e detyruar të japë dorëheqje, sipas Kushtetutës. I njëjti nen 92 thotë se përsëri çështja e mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të ngrihet para skadimit të 90 ditëve nga votimi i fundit i votëbesimit, përveç nëse çështja e besimit shtrohet nga shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Në nenin 93 të Kushtetutës, ndër të tjera, përcaktohet se qeveria që ka marrë votë mosbesimi, ka dhënë dorëheqjen ose që i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re./Telegrafi/