Telegrafi

Votat me postë ngushtojnë rezultatin më mes Rugovës dhe Dreshajt

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë, me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut.

Nga numërimi i votave me postë është ngushtuar epërsia në mes Haki Rugovës dhe Gani Dreshajt.

Nga 24 vota gjithsejtë sa ishin me postë 8 kanë shkuar për Haki Rugovën ndërkaq 16 për Gani Dreshajn. /Telegrafi/