Site icon Telegrafi

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

“Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog. Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Lexo po ashtu Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net .

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”, tha ai.

Exit mobile version