KSHZ i ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën ditën e djeshme.
Nga të gjitha vendvotimet e përpunuara, shkruan Telegrafi Maqedoni, në listën për këshilltarë komunal në Komunën e Tetovës, më shumë vota ka marrë BDI edhe atë 10.114.
Ndërsa më pas Lëvizja Besa 8.367 vota, OBRM-PDUKM është e treta me 4.062 vota, kurse e katërta është lista e ASH – AAA me 3.912 vota.
Rezultat të mirë në këto zgjedhje kanë shënuar edhe iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, të cilët kanë marrë gjithsej 2.842 vota.
Ndryshe, në Tetovë do të mbahet raund i dytë për të zgjedhur të parin e komunës, ndërsa do të garojnë Bilall Kasami i Lëvizjes Besa dhe Teuta Arifi nga BDI./Telegrafi/