“Kërkoj nga KQZ dhe mekanizmat e tjerë, të cilët janë përgjegjës për zhvillimin e demokracisë dhe për zgjedhje të ndershme, funksionale dhe demokratike, që të gjitha subjektet politike, të cilat certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të mbështeten financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Dedaj.
Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar se, PLK-ja, për shkak të mungesës financiare, mund të mos hyjë në garë në zgjedhjet lokale. E, në rast se ndodh kështu, ai u ka bërë thirrje votuesve të PLK-së ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.
“Në ato komuna ku nuk do të mund të marrim pjesë, votuesit e PLK-së janë të thirrur të votojnë PDK-në”, ka thënë Dedaj, i cili nuk e ka përkrahur idenë e shumicës së subjekteve politike për vendosjen e kamerave nëpër vendvotime. “Vendosja e kamerave është luks i panevojshëm”, ka thënë ai. /Epoka e Re/Telegrafi/