Telegrafi

Votat e diasporës përmbysin rezultatin në Komunën e Dragashit

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për Komunën e Dragashit.

Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka marrë 244 vota, derisa ai i PDK-së Shaban Shabani 54 vota.

Më këto vota të diasporës, përmbyset rezultati preliminar i shpallur nga KQZ.

Në rezultatet preliminare Shaban Shabani nga PDK kishte marrë 5,648 vota apo 50,21% derisa  Bexhet Xheladini nga LDK 5,601 vota apo 49,79%.

Me votat e diasporës Bexhet Xheladini ka 5,845 derisa Shaban Shabani ka 5,702 vota.

Mbesin për t’u numëruar edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/