Nga numërimi i votave të rregullta në Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni i LVV-së kishte një epërsi prej 261 votave ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, që u rendit i dyti në garën.
Por me përfundimin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezultati thellohet në favor të kandidatit të LVV-së.
Në bazë të rezultateve të siguruara nga Telegrafi, rezultati i diasporës është për 100 vota në favor të Alban Hysenit të LVV-së në raport me Lutfi Hazirin e LDK-së.
Alban Hyseni (LVV) – 199 vota
Lutfi Haziri (LDK) – 99 vota
Leonora Morina-Bunjaku (PDK) – 20 vota
Lulzim Bexheti – 4 vota
Gani Neziri – 1 votë
Nazim Gagica – 1 votë.
Më këtë rezultat diferenca e dy kandidatëve që do të garojnë në raundin e dytë është 361 vota.
Kujtojmë, votat e diasporës nuk e ndryshojnë shumë rezultatin në Gjilan dhe kjo komunë shkon ën balotazh.
Gjatë ditës pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/