Site icon Telegrafi

Vota juaj çon artistin në karrige elektrike

Shfrytëzuesit e internetit do të votojnë nëpërmjet internetit. Votat do ta aktivizojnë prizën e rrymës, e cila do të transmetojë elektroshokë të tensioneve të ndryshme, ndërsa fuqia e rrymës do të rritet me rritjen e numrit të votave.

Vetëm njëqind vota mjaftojnë për aktivizimin e një elektroshoku të fortë në kohëzgjatje prej gjysmë sekonde. Njëmijë vota do ta dërgojnë drejtë vdekjes artistin nëpërmjet një elektroshoku që do të zgjaste një sekondë e gjysmë.

Oleg është i njohur për performansat e tij kontroverse. Performansën me elektroshok, e cila pritet të realizohet, Olegu e ka quajtur “Ally/Foe” ndërsa për pasojat e mundshme fatale as që ia ndien.

“Vetëm dua ta hulumtoj opinionin publik, ashtu siç veprohet në të gjitha studimet tjera sociologjike”, thotë Oleg. /Telegrafi/

Exit mobile version