Telegrafi

Voskamp: Holanda do ndihmojë sistemin energjetik të Kosovës

Gjatë këtij takimi ambasadori holandez është interesuar për planet dhe projektet që kanë të bëjnë me fushën e energjetikës, në një pjesë të të cilave është e involvuar edhe Holanda.

Duke u ndalur te sektori minerar në të cilin përmes projekteve është e përfshirë edhe Holanda, ministrja ka shprehur kënaqësinë që ky vend kontribuon në këtë fushë.

“Sektori minerar, respektivisht minierat e Trepçës janë mjaft komplekse dhe zhvillimi i tyre përbën sfidë për ne dhe për këtë na nevojitet edhe përvoja e vendeve të zhvilluara”.

Ministrja e ka njoftuar mysafirin e saj se MEM është në përfundim të strategjisë minerare, e cila është duke u bërë në konsultim me këshilltarë të jashtëm, mirëpo çdo rekomandim nga ekspertë të vendeve të ndryshme, në këtë rast nga Holanda është i mirëseardhur.

Ajo ka bërë të ditur se ka interesim të madh për investime në fushën minerare dhe do të ishte e mirëpritur edhe interesimi i investitorëve potencial holandez duke u bazuar në përvojën e këtij vendi.

Nga ana tij, ambasadori Henk Voskamp ka thënë se Holanada aktualisht ka një program zhvillimi regjional, mirëpo nga viti 2010 ky program do të përqendrohet në Kosovë.

Sipas tij, projektet prioritare të Holandës në Kosovë janë; mbrojtja e ambientit, sektori i sigurisë, zhvillimi i sektorit privat dhe zhvillimi i shoqërisë civile. /Telegrafi/