Telegrafi

Voronin i gatshëm të dëshmohet në Liverpool

Ukrainasi sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Hertha Berlin, ku shënoi 11 gola në 20 ndeshje, ndërsa në sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në Liverpool.

“Nuk pata sezon të keq në Gjermani, por po rikthehem për ta fituar Anglinë. Jam njeri i cili kërkon sfida të reja. Është koha të dëshmohem dhe t’u tregoj se e kanë gabim të gjithëve atyre të cilët mendojnë se mund të shënoj gola vetëm në Bundesligë”, ka thënë Voronin.

“Liverpooli është një prej klubeve më të fuqishme në botë. Të luash për këtë ekip është nder për secilin futbollist. E di se nuk do të jetë lehtë, por ndjehem i gatshëm të luftoj për hyrje në ekipin e parë”, ka shtuar ukrainasi.