Telegrafi

Vorbulla polare godet Kanadanë, temperaturat bien në minus 52 gradë celsius

Kanada ka regjistruar një prej dimrave më të ftohtë, e kjo po ndodhë falë fenomenit të njohur si vorbulla polare, ku temperaturat kanë rënë deri në minus 52 gradë celsius.

Mbi 10 milionë kilometra katrorë të Kanadasë janë “ngrirë” e temperaturat kanë rënë nën zero – kurse në territorin Yukon është regjistruar minus 38 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Më herët CTV News ka raportuar se në Vekveti në veriperëndim të vendit, është regjistruar temperatura më e ulët në katër vitet e fundit – minus 52 gradë.

Në anën tjetër, temperaturat më të larta aktualisht po mbretërojnë në Estevan Point, ku kanë rënë deri në plus 4 gradë.

Në shumicën e rajoneve autoritet kanë bërë thirrje për kujdes në trafik. /Telegrafi/