Telegrafi

Vorbulla gjigante e ujit u rrotullua në bregdet, para se të zhduket sërish (Video)

Bregdeti i Penang Island i Malajzisë, është goditur prej një vorbulle gjigante të ujit, që qëndroi për 15 minuta, para se të zhdukej sërish në det, pa rënë mbi ndërtesat që ndodheshin në afërsi.

Megjithatë, mbi 50 shtëpi kanë pësuar dëme, si pasojë e stuhive dhe erërave që lëviznin me shpejtësi të mëdha, transmeton Telegrafi.

“Zhurma ishte shurdhuese, gjithçka ushtonte. Derisa kulmi i shtëpisë u largua” ka thënë një banor i moshuar.

Në pamjet e shpërndara, shihet vorbulla vertikale që rrotullohet me shpejtësi, para se të zhduket sepse mbetet pa ujë. /Telegrafi/