Telegrafi

Vorbulla gjigante e ujit i afrohej ndërtesave, kaloi nëpër anijet që ndodheshin në bregdet (Video)

Banorët në Marina Bay të Singaporit, u frikësuan nga një vorbull gjigante e ujit, që iu afrohej ndërtesave.

Fenomeni natyra që u krijua si pasojë e stuhisë, kaloi nëpër gjashtë anije dhe dy barka që ndodheshin në bregdet, por nuk iu shkaktoi ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Shtylla massive që arrinte deri në re, është rrotulluar fuqishmë nëpër zonë, por kur po largohej prej ujit humbi fuqinë dhe u shpërbë pas 20 minutave.

Gjatë kohës që po zhvillohej, sa më shumë që afrohej , zgjatej më shumë, duke ngjallur rrezik se mund të shkaktonte ndonjë dëm sikur të ishte tornado. /Telegrafi/