Site icon Telegrafi

Vonohet transferimi i Fazliut në Belgjikë

"Unë kam arritur marrëveshje me klubin belg, por Prishtina po kërkon dëmshpërblim për mua dhe nëse nuk gjejmë gjuhë të përbashkët, atëherë ka pak gjasa që unë të luaj për Niklaasin”.

“Menaxheri dhe klubi belg janë në bisedime me Prishtinën për të gjetur gjuhë të përbashkët", ka thënë Fazliu të dielën për gazetën Zëri.

Pos tij, jashtë vendit për prova ishin edhe Besnik Krasniqi e Behar Maliqi, por nuk kanë arritur t’i bindin drejtuesit e skuadrave ku ata janë provuar./Telegrafi/

 

Exit mobile version