Telegrafi

Vonohet premiera e filmit “Shkaba”

Filmi i bazuar në novelën e Ismail Kadaresë, “Shkaba”, i cili po xhirohet në regji të Yll Çitakut do të vonohet deri në marsin e vitit të ardhshëm.

“Edhe dy fundjava do të kemi xhirime dhe këto do të jenë të fundit. Pas dy javësh fillon montazhi i filmit. Pastaj duhet të përpunohet zëri, muzika… Nuk ka shanse që premiera të jetë para muajit mars të vitit të ardhshëm”, është shprehur Çitaku.