Telegrafi

Vonohet në varrimin e vet

Një kushërirë e Denis Hamiltonit, një punëtori të industrisë së naftës, i cili ka vdekur javën e kaluar në provincën Alberta, ka deklaruar se arkivoli i tij është nxjerrë nga aeroplani për të krijuar më shumë hapësirë për bagazh.

Judy Hamilton ka thënë për televizionin CBC se është tmerruar kur ka kuptuar që arkivoli nuk do të arrijë në varrimin e planifikuar.

"Të ndjerin e kanë lënë tërë natën e gjatë në Montreal vetëm sa për të krijuar sa më shumë hapësirë për bagazh. Kjo është e papranueshme", ka thënë ajo.

Përfaqësuesi i kompanisë “Air Canada” i ka hedhur poshtë këto pohime, duke thënë se deri tek vonesa e dërgimit të arkivolit ka ardhur për shkak të lidhjes së dështuar në mes të aeroportit në Montreal.

Arkivoli ka udhëtuar në linjën Edmonton-Montreal, e më pas është dashur të udhëtojë në linjën Montreal-Newfoundland. Megjithatë, ka ardhur deri tek vonesa në fluturimin e linjës së parë, gjë që ka shkaktuar që arkivolin të mos arrinte në lidhjen e linjës së dytë, ka sqaruar përfaqësuesi i kompanisë ajrore "Air Canada".