Telegrafi

Vonohen në ligjërata, profesori detyron studentët të godasin shpullë njëri-tjetrin (Video, +16)

Një profesor universiteti është akuzuar pasi ka detyruar studentët që të qëllojnë me shpullë fytyrës njëri-tjetrin, pasi ishin vonuar për mësim.

Videoja është publikuar në një media sociale në Kinë. Nga pamjet shihet se si profesori i identifikuar si Lu Ping, u thotë studentëve meshkuj e femra që të godasin njëri-tjetrin.

“People’s Daily Online” shkruan se në një moment mësuesja godet edhe vetë një nxënëse, transmeton shekulli.

Mësuesi jep mësim të “Hexi University of Medicine” në provincën Gansu të Kinës.