Site icon Telegrafi

Vonesë në aeroport, pasagjeri tenton ta “poshtërojë” një anëtar të stafit – kritika për gjestin e tij (Video)

Një pasagjer kinez është kritikuar pasi u filmuar duke kërkuar nga një punëtor aeroporti që të gjunjëzohet në dysheme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëtari këmbëngulte që anëtari i stafit të aeroportit të kërkonte falje për të dhe udhëtarët e tjerë pasi fluturimi i tyre thuhej se ishte shtyrë për shkak të motit të keq.

“Duhet të bini në gjunjë për të na kërkuar falje”, mund të dëgjohet pasagjeri duke thënë në videon që është shpërndarë edhe në mediat sociale.

Ai në mënyrë të përsëritur i kërkoi punonjësit të gjunjëzohej duke e drejtuar me gishtin e tij në mënyrë të zemëruar.

Por punëtori u përpoq të mbrojë veten. Ai tha: “Unë jam një anëtar i stafit. Unë mbaj përgjegjësitë e mia. Por nuk keni nevojë të më poshtëroni”.

Por, pasagjeri i zemëruar pretendonte se gjunjëzimi nuk ishte “poshtërim”. Sipas tij, gjunjëzimi tregon “sinqeritet”. /Telegrafi/

Exit mobile version