Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë” janë trajtuar çrregullimet e të folurit, gjuhës dhe komunikimit te fëmijët.
Logopedia është shkencë e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit.
Fëmijët që kanë vështirësi të komunikojnë shpesh mund të përjetojnë stres emocional, duke përfshirë shqetësime për të folur para të tjerëve ose për të bashkëvepruar me shoqërinë, prandaj trajtimi është i nevojshëm.
Luljeta Kabashi, logopede ka treguar se kur është koha e duhur të dërgohet një fëmijë te logopedi, si po ndikon teknologjia në vonesat e fëmijëve për të folur.
Ajo po ashtu ka treguar se cilat janë çrregullime më të shpeshta të të folurit, si menaxhohet belbëzimi, çka është disleksia, e çështje tjera të kësaj natyre, etj. /Telegrafi/