Site icon Telegrafi

Vonesat në furnizimin me vaksina antiCOVID-19, nga marsi deri në maj pritet të arrijnë në Kosovë

Foto: Ilustrim

Aleanca COVAX sot përmes një njoftimi për media ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj, ndërsa në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova.

Kosova në këtë periudhë kohore pritet të furnizohet me 100 mijë e 800 doza të vaksinës Astra Zeneca.

Në njoftimin për media të Aleancës COVAX thuhet se bazuar në njohuritë aktuale të disponueshmërisë së furnizimit, ky raund i parë i shpërndarjes siguron informacion mbi sigurimin e dozave të vaksinës së Oksfordit-AstraZeneca për shtetet pjesëmarrëse të programit COVAX, deri në maj të vitit 2021.

Raundi i parë paraqet në listën e mëposhtme shpërndarjen e 237 milionë dozave të vaksinës Oksford-AstraZeneca për 142 vendet pjesëmarrëse.

Kjo listë e publikuar nga programi COVAX pritet të azhurnohet deri në fund të javës për të siguruar afatet kohore për furnizimin e këtyre dozave, të ndara në shkurt-mars dhe prill-maj.

Këto afate kohore varen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë kërkesat kombëtare dhe faktorë të tjerë.

Për më shumë kliko këtu:

Exit mobile version