Kompanitë ajrore nuk kanë pse të paguajnë kompensim për vonesat në fluturim, nëse avioni ngadalëson për shkak të goditjes nga zogjtë.
Kështu vendosi gjykata më e lartë në Evropë, e cila një incident të tillë, pra përplasjen e një avioni me zogj, e quajti një rrethanë të jashtëzakonshme.
Çështja u dërgua nga Gjykatën Evropiane të Drejtësisë pas një ankese të pasagjerëve çekë, të cilët pretendonin kompensim sipas rregullave të BE-së, pasi avioni i tyre u vonua për 5 orë për shkak se u godit nga një zog.
“Një përplasje mes një avioni dhe një zogu është një rrethanë e jashtëzakonshme brenda kuptimit të vet rregullores”, deklaroi gjykata.
Ligjet evropiane thonë se pasagjerët duhen kompensuar, nëse fluturimet e tyre vonohen për 3 orë apo më shumë. Megjithatë, në rastin në fjalë, gjykata vuri re se vonesa u zgjat më shumë, pasi kompania nguli këmbë për një kontroll të dytë të mjetit, diçka që sipas gjykatësve ishte e panevojshme, transmeton tch.
Prandaj gjykata vendosi se, nëse vonesa është shuma e një rrethane të jashtëzakonshme dhe një vonese tjetër, si problemi teknik, kohëzgjatja e rrethanës së jashtëzakonshme duhet zbritur nga totali për të vlerësuar nëse ekzistojnë bazat për kompensim.