Për dallim prej viteve të mëparshme kur kishte vonesa edhe më të mëdha, afaristët thonë se këtë vit vonesat kanë qenë më të vogla ose edhe TVSH-ja është paguar me kohë nga ana e shtetit, me përjashtim të tre muajve të fundit, njofton Koha.mk
Në dy muajt e fundit shteti nuk ua ka kthyer firmave ek-sportuese vendore Tatimin e Vlerës së Shtuar(TVSH).
Eksportuesit thonë se vonesa e kthimit të TVSH- së i dedikohet mungesës së parave në arkën shtetërore, ndërsa shpre- sojnë se tani me marrjen e euro-obligacionit shteti do të kryej këtë detyrim ndaj tyre. Në të kundërtën, ek- sportuesit thonë se kjo edhe më tepër do të vështirësonte aktivitetin e tyre të biznesit. Për dallim prej viteve të mëparshme kur kishte vonesa edhe më të mëdha, afaristët thonë se këtë vit vonesat kanë qenë më të vogla ose edhe TVSH-ja është paguar me kohë nga ana e shtetit, me përjashtim të tre muajve të fundit. Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore(OEMVP), Fatmir Bytyqi, thotë se në parim respektohet obligimi për kthimin e TVSH-së, me përjashtime të caktu- ara që mund të ndodhin për shkak të shkaqeve procedurale.
“Mund të ketë raste individuale të vonesës së kthimit të TVSH-së ndaj bizneseve, por në përgjithësi nuk kemi ankesa prej kompanive për vonesën e këtij detyrimi nga ana e shtetit. Supozoj se edhe marrja e fundit e euro-obligacionit ishte në favor të mbajtjes së likuiditetit të shtetit që nuk do të paraqes problem shtesë në të ardhmen për servisimin e obligimeve të ndryshme të shtetit”, thotë Bytyqi. Sipas tij, aktualisht problem më të madh për zhvillimin e biznesit paraqet neglizhenca e administratës që vonon edhe mbarëvajtjen e punës së afaristëve dhe realizimin e planeve të tyre investuese.
“Për momentin problem më i madh për të cilat ankohen afaristët janë vonesat e lëshimit të lejeve të ndryshme, duke filluar nga ato të ndërtimit si dhe miratimi i pëlqimeve të tjera, që natyrisht vështirësojnë punën e përditshme të bizneseve dhe ngadalësojnë aktivitetet e tyre ekonomike”, shton Bytyqi. Nga ana tjetër, afaristët thonë se aktualisht problemi me borxhet nuk është edhe aq i madh sa është problem ulja e vëllimit të punës së kompanive. Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e kompanive vendore janë mësuar që shteti të jetë partner më i madh i tyre, tani paraqitet një problem më i madh, siç është mosfunksionimi i administratës dhe vonesa e zbatimit të projekteve të filluara, ku është evidente ngadalësimi i dinamikës së punës, tërheqja e ngadalshme e shtetit nga tregu si dhe ulja e kërkesës, thonë afaristët.
Ekonomistët vlerësojnë se stabilizimi i tërësishëm institucional dhe funksionimi me kapacitet të plotë i të gjithë institucioneve në shtet sa më shpejt që është e mundur përmes zbatimit në praktikë të një zgjidhjeje të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht, është më se e nevojshme në faor të stabilizimit të ekonomisë së shtetit dhe parandalimit të dëmeve që mund të shkaktojë zgjatja e ngërçit politik për rrjedhat ekonomik në Maqedoni. Në ndërkohë, në pritje të epilogut përfundimtar të krizës politike janë ngrirë edhe mjaft vendime për investimet e afaristëve të huaj dhe vendorë.
Ekspertët ekonomik thonë se mos zgjidhja e shpejtë e krizës politike shkakton paqartësi në biznes ambientin në Maqedoni, që nuk shkon në favor të rritjes së investimeve dhe konsumit. Afaristët thonë se janë të përmbajtur që të harxhojnë të holla pasi frikësohen për ardhmërinë e bizneseve të tyre dhe druajnë të harxhojnë të holla. Mungesën e qarkullimit me para të gatshme biznesi po përpiqet ta tejkalojë me këmbimin e mallrave dhe prodhimeve. Kjo dukuri shënon rritje në periudhën e fundit pasi firmat janë të detyruara të punojnë me mall në mungesë të të hollave të gatshme./Telegrafi/