Ministri i Financave Agim Krasniqi, sot zhvilloj takim me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën Ruud Vermeulen. Në këtë takim u diskutua për trendet e politikës fiskale dhe ekonomike, si dhe për ekzekutimin e buxhetit të vitit 2017.
Krasniqi dhe Vermeulen ndanë shqetësimin e përbashkët se vonesa në konstituimin e institucioneve të reja po shkakton sfida në vazhdimin e reformave të nevojshme fiskale, përfshirë këtu edhe reformën e skemave përfituese të veteranëve të luftës.
Gjatë takimit, ministri Krasniqi theksoj përkushtimin e Ministrisë së Financave për përmbushjen e obligimeve të Kosovës si anëtare e FMN-së për të mbarëvajtur stabilitetin makro-financiar.
Në këtë drejtim, ai e siguroj përfaqësuesin e FMN-së se Ministria e Financave vazhdon të monitorojë ekzekutimin e shpenzimeve buxhetore në baza ditore për të parë nivelin e lartë të disiplinës fiskale. /Telegrafi/