Telegrafi

Vonesa në Frankfurt: Aeroporti i mbingarkuar, 200 mijë pasagjerë për festa

Me mijëra vetë kanë humbur fluturimin e festave për shkak të ngarkesës së madhe në aeroportin e Frankfurtit, ku kishte mungese stafi. Njerëzit kanë pritur në radhët e sigurisë për 90 minuta.

Lufthansa gjermane është përballur me kritika të ashpra për faktin që nuk kishte mjaftueshëm personel gjatë asaj që konsiderohet si fundjava më e ngarkuar e vitit.

Të paktën 88 fluturime patën vonesa sepse kur pasagjerët nuk arrinin dot portat në kohë, bagazhet e tyre duhet të hiqeshin nga avioni.

Në një fundjavë normale, Aeroporti i Frankfurtit përballet me një fluks prej 150 mijë deri ne 180 mijë pasagjerë në ditë, ndërsa këtë radhe fluksi mbërrinte në më shume se 200 mijë, dhe kjo, në kushtet e mungesës së personelit.

Frankfurti ka pasur ngërçe të mëdha në linjat e tij të sigurisë që prej muajve të verës.