Telegrafi

Vonë zgjohet Lakers, shijon fitoren e pestë rresht në NBA (Video)

Mbrëmë janë zhvillur pesë ndeshjes në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Sezoni i rregullt i NBA-së po shkon drejt fundit dhe surprizat nuk mungojnë.

Vazhdon momenti pozitiv i Los Angeles Lakers, që korrën fitoren e pestë radhazi në kampionat, pas triumfit me shifrat 108-96 ndaj New Orleans Pelicans, transmeton Telegrafi.

Një ndeshje e mirë e ekipit kalifornian, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan të rinjtë që po debutojnë këtë sezon.

Metta World Peace ishte më i miri te Lakers me 18 pikë ndërsa Brandon Ingram dhe Jordan Clarkson shtuan nga 15 secili.

Te ‘Pelikanët ’ më efikasi ishte Cheick Diallo me 19 pikë ndërsa 14 sosh shtoi Alexis Ajinca, por të cilët nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

New Orleans dhe Lakers vlen të theksohet se këtë vit nuk kanë arrit pikët e mjaftueshme për tu shfaqur në ‘Play-Off’. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Atlanta 103:76 Charlotte

Minnesota 98:100 Oklahoma

Dallas 91:109 Denver

Sacramento 129:104 Phoenix