Site icon Telegrafi

Vondrousova fitoi Wimbledon për herë të parë në karrierë

Tenistja çeke Marketa Vondrousova fitoi Wimbledon për herë të parë në karrierën e saj.

24 vjeçarja Vondrousova arriti titullin e saj të parë Grand Slam si tenistja e 42-të në botë, duke e mposhtur tunizianen Ons Jabeur.

Vondrousova fitoi me rezultat 2:0 me sete, 6:4, 6:4 pas vetëm një orë e 20 minuta lojë.

Për të arritur deri këtu çekja mposhti emra si Peyton Stearns, Veronika Kudermetova, Donna Vekic,  Marie Bouzkova, Jessica Pegula dhe Elina Svitolina.

Në këtë mënyrë, Vondrousova u bë vetëm gruaja e tretë çeke që fiton Wimbledon pas Jane Novotna dhe Petra Kvitova.

Nga ana tjetër, Jabeur humbi në finalen e Wimbledon për të dytin vit radhazi. /Telegrafi/

Exit mobile version