Site icon Telegrafi

Von der Leyen: Do të zhvillojmë projekte të veçanta për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelarja gjermane Angela Merkel sonte në Berlin thanë që vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurohet perspektivë në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas “Deutsche Welle”, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar projekte të reja të veçanta për bashkëpunim dhe ndihmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të pakësuar zhgënjimin e dështimit për të hyrë në negociatat me BE-në.

Von der Leyen mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel sonte në Berlin, ku të dy politikanët nënvizuan edhe një herë rëndësinë e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam plotësisht i bindur se është me rëndësi të madhe strategjike për ne që të afrojmë Ballkanin Perëndimor me BE-në. Derisa negociatat e pranimit nuk mund të hapen, me gjithë forcën time do të përpiqem të zhvilloj projekte të përbashkëta që do t’i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë nesh përmes një bashkëpunimi më të ngushtë, sepse nëse nuk e bëjmë, të tjerët do të përfitojnë nga ky vakum, ndërsa ne nuk e duam atë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kriteret që ne i kërkuam”, tha Von der Leyen./Telegrafi/

Exit mobile version