Site icon Telegrafi

Von der Leyen: Shqipëria të jetë pjesë e konferencës për të ardhmen e Europës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u shpreh qartë me anë të një statusi në rrjetet sociale, se dëshiron që Shqipëria duhet të jetë pjesë e konferencës për të ardhmen e Europës.

Sipas zyrtares së lartë europiane, e cila publikoi në llogarinë e saj dhe një video nga pritja në Tiranë, BE duhet të dëgjojë nga populli shqiptar.

“Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme. Atje, së bashku, do të përcaktojmë rrugën drejt së ardhmes. Dhe si anëtare e ardhshme e BE -së, unë gjithashtu dua që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Duhet të dëgjojmë nga populli shqiptar”, shkruan Ursula Von Der Leyen.

Presidentja e KE nisi të martën një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor, starti i të cilit ishte Tirana./A2 CNN

Exit mobile version