Rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Europian, për kryeministrin Edi Rama është një lajm i mirë, që shënon fillimin e një kapitulli të ri për Bashkimin Evropian.
Kreu i qeverisë thotë se ka besim të plotë te drejtimi i Ursulës dhe qëndrimi që ajo ka për Ballkanin perëndimor.
“Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s”.
“Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.
Ursula Von Der Leyen siguroi një mandat të ri 5-vjecar, si president e Komisionit Evropian, pas një votimi të fshehtë të eurodeputetëve. 65-vjeçarja siguroi mbështetjen e 401 pjesëtarë të parlamentit, gjatë votimit në Strasburg, 41 më shumë nga sa i nevojiteshin.