Site icon Telegrafi

Von der Leyen: Mund të mbështeteni tek ne, por duhet të zbatohen ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut ka pranuar t’i bëjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në një konferencë për shtyp në Qeveri se zgjerimi mbetet prioritet kryesor i Komisionit në pesë vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidentja e KE-së tha se për të hapur kapitujt me BE-në vendit i nevojiten zbatimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Ne kemi një objektiv të qartë, që është hapja sa më e shpejtë e klasterit “Vlerat Themelore”. Pothuajse jemi aty, duhet të zbatohen ndryshimet kushtetuese që vendi juaj ka rënë dakord dhe me një dialog të përbashkët, shpresoj që të gjitha forcat politike të bashkohen dhe të hedhin hapat vendimtarë për përparim. Besoj se mund t’i kapërcejmë pengesat që ekzistojnë. I nderuar Kristian, të jeni të sigurt se zgjerimi do të mbetet prioritet kryesor i Komisionit Evropian edhe në pesë vitet e ardhshme, tha kryetarja e KE-së”, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kristian Mickoski në Qeveri.

“Tani kemi të gjitha mjetet, të gjitha instrumentet për të mundësuar këtë. Unë së pari do të flisja për planin e rritjes në Ballkani Perëndimor, ky është dëshmia jonë e përbashkët që të përafrojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor deri te tona dhe në vazhdimësi t’i integrojmë ekonomitë. E hapim derën e tregut të përbashkët evropian për kompani të caktuara për shembull në Maqedoninë e Veriut dhe në këmbim do të zbatoni reforma të rëndësishme që të kemi një fushë loje të barabartë dhe kjo do të shoqërohet me investime shtesë nga BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut”, thotë Von der Leyen./Telegrafi/

Exit mobile version