Telegrafi

Von der Leyen: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të kenë bashkëpunim të mirë për të mirën e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot u takua me presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovsi dhe Rumen Radev, nga ku përshëndeti momentin pozitiv midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kjo çoi në fillimin e procesit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Tani kjo mund të çojë edhe në bashkëpunim të mirë për të mirën e njerëzve, për shembull për energjinë”, ka shkruar Von der Leyen në prfolin e saj në “Twitter”, duke publikuar një video incizim nga takimi me Pendarovskin dhe Radevin.

Pendarovski më herët njoftoi se ka nga takimi me kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen ka kërkuar mbështetjen e BE-së në ballafaqimin me krizën energjetike./Telegrafi/