Site icon Telegrafi

Von der Leyen bisedon me Kovaçevskin: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, njoftoi sot se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ku kanë biseduar për arritjen e një marrëveshje në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin Kovaçevski. E mirëpres lajmin se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.

Komisioni Evropian është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre evropiane”, shkruan Von der Leyen në “Twitter”./Telegrafi/

Exit mobile version