Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen tha sot se ajo pret që 100 milionë doza të vaksinave të arrijnë në tremujorin e dytë në Bashkimin Evropian.
BE-ja pret një total prej 300 milionë dozash deri në fund të qershorit, i tha ajo të përditshmes rajonale Stuttgarter Nachrichten.
Ajo pret që 50 milionë doza të tjera të shpërndahen në muajin mars, ndërsa BE-ja, me gati 748 milionë banorë, ka marrë vetëm 51.5 milionë doza vaksinash që nga fundi i dhjetorit, raporton politico.
Tani për tani, vaksinat janë aprovuar nga tre prodhues, Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/Oxford dhe Moderna, dhe Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë të enjten për miratimin e vaksinës Johnson dhe Johnson, e cila jepet në një dozë të vetme.
Komisioni Evropian ka në plan të vaksinojë 70 për qind të evropianëve deri në fund të verës, por kritikat për ngadalësinë e fushatës së imunizimit janë në rritje. /Telegrafi/