Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian, ka deklaruar për N1 se Serbia nuk duhet të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës dhe se Beogradi zyrtar do ta ketë të vështirë të hyjë në BE.
“Ne duhet të sigurohemi që edhe Kosova të merr vendin e saj. Nuk është në interesin tonë që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë brenda BE-së. Në fund, mendoj se kjo është edhe në interesin e popullit serb, sepse pa zgjidhjen e kësaj çështjeje do të jetë vështirë të futet Serbia në BE”, tha von Cramon.
Ajo ka folur edhe për furnizimin e Serbisë me gazin rus, pas marrëveshjes së djeshme Vuçiq-Putin, e për të cilën tha se Serbia do të ishte mirë që të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi i Rusisë.
Viola von Cramon tha se ka pasur një bisedë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Ajo tha se duhet të vendoset “në anën e kujt je, si dhe se nuk është mirë të jesh në anën e Putin-it, pra në anën e gabuar të historisë.”
“Unë mendoj se ai (Vuçiq) është i vetëdijshëm se varësia nga Rusia nuk është e shëndetshme dhe e mirë për ekonominë serbe, se lufta është, le të themi, një manovër e rrezikshme, nuk është mirë të jesh në anën e Putin-it, apo në anën e gabuar të historisë. Jam i sigurt se kemi rënë dakord për atë që është rënë dakord për këtë çështje”, tha Viola von Cramon./KP