Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka goditur presidentin e Serbisë për mungesën në samitin që u mbajt në Tiranë.
Presidenti i Serbisë po qëndron në vizitë zyrtare në Kinë.
Këtë vizitë të Vuçiqit, Von Cramon e ka cilësuar si “muajt të mjaltit”, duke shtuar se Vuçiq ka dërguar sinjal Bashkimit Evropian.
”Ndërsa të gjithë po mblidhen për Procesin e Berlinit në Tiranë, Presidenti i një shteti “kandidat” për BE feston muajin e mjaltit në Kinë. Një sinjal edhe për BE-në”, ka thënë Viola von Cramon.
Në Tiranë, sot nisi takimi i vjetor i Procesit të Berlinit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të vendeve të Ballkanit perëndimor, përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe të disa prej vendeve anëtare që janë përfshirë në këtë proces.
Në fokus të takimit të sotëm ishte zgjerimi dhe mbështetja që Brukseli synon të ofrojë, përmes Planit të ri për Ballkanin, të paraqitur nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Tensionet e fundit në Veri të Kosovës, zunë vend në fjalimet hapëse, duke vënë theksin te nevoja e vijimit të dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes palëve./Telegrafi/
While everyone is meeting for the #BerlinProcess in #Tirana the President of one EU “candidate” state celebrates his honeymoon in China.
Also a signal towards the EU. https://t.co/T2NtgdYV9W— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) October 16, 2023