Një fushatë linçuese u tha se është nisur në internet kundër Gjorgje Bojoviq, këshilltar i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evopian, Viola von Cramon.
Bojoviq ka bërë të ditur se përmes një numri postimesh, kryesisht nga Kosova, ka filluar një fushatë e koordinuar online kundër tij, ku thuhet se ai i ka mohuar krimet e kryera në vitet ’98-’99 dhe se nuk është i përshtatshëm të jetë këshilltar i Viola von Cramonit, “si spiun rus/agjent serb”.
E një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në plaftormën “X”.
Thank you very much for your clear words.
This is exactly the tone how I had experienced that many smart and influential people in 🇽🇰 built their society on.
Hopefully, these dirty and unjustified personal attacks orchestrated by some governmental bots will be overcome soon. https://t.co/6ZO8OlITS6— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 11, 2024
Madje në këtë gjë u përfshi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se se “Ky linçim i organizuar kundër aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë dhe miqve të Kosovës nëpër rrjetet sociale është i papranueshëm. Është cenim i fjalës së lirë dhe vlerave mbi të cilat jemi përkushtuar të ndërtohemi si shoqëri”.
E raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e falënderoj ish-presidenten Jahjaga për siç tha ajo “fjalët tuaja të qarta”.
“Ky është pikërisht toni se si kisha përjetuar se shumë njerëz të zgjuar dhe me ndikim në Kosovë ndërtuan shoqërinë e tyre. Shpresojmë që këto sulme personale të pista dhe të pajustifikuara të orkestruara nga disa robotë qeveritarë do të tejkalohen së shpejti”, shkroi Von Cramon në “X”.
Por kjo deklaratë e saj shkaktoi edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu në “X” i ka reaguar eurodeputetes Von Cramon.
Our Govt has never & would never engage in abuse of power by sponsoring online trolls. We deny the allegations by @ViolavonCramon, with whom we regularly communicate via official channels. We urge her and others not to endorse conspiracy theories against a democratic government. https://t.co/NfzVYHMxJW
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) March 13, 2024
Kryeziu ka shkruar se i mohojnë akuzat e bëra nga eurodeputetja.
“Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar trollët në internet. Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën ne komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/