Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së letërnjoftimeve mes dy shteteve.
Viola Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit evropian dhe atij amerikan.
“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin evropian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo.
“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e raporteve”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën.
Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator.
Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit.
Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për target./Telegrafi/
Good to hear that a deal has been reached under 🇪🇺 leadership with the unequivocal support of DAS Escobar 🇺🇸.
Hope that the swift implementation will lead to the finding of car licence plates solution and bring us closer to the final normalisation agreement. @MiroslavLajcak https://t.co/qFUce71tAm
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) August 27, 2022