Telegrafi

Von Cramon e quan Lukashenkon terrorist dhe thotë se “do të përfundojë bashkë me Putinin”

Eurodeputetja, Viola von Cramon, e ka quajtur terrorist, presidentin bjellorus Alexandar Lukashenko, duke thënë se i njëjti është ‘marionetë’ e Putinit dhe udhëheqës i paligjshëm që nuk njihet nga Bashkimi Evropian.

Reagimi i saj vjen pasi Lukashenko ka vizituar së fundmi territorin separatist të Gjeorgjisë, Abkhazia. Lukashenko para kësaj vizite, u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi të Rusisë.

“Lukashenko është një terrorist, ‘marionetë’ e Putinit dhe udhëheqës i paligjshëm që nuk njihet nga BE. Vizita e tij ose njohja e Abkhazias nuk do të thotë shumë”, ka shkruar von Cramon në Twitter.

“Lukashenko do të përfundojë me Putinin”, ka shkruar ajo mes tjerash.