Site icon Telegrafi

Volvoja e re XC90 tregon “fytyrën”

Volvoja më e madhe SUV do të ketë detaje moderne, që janë evolucion i dizajnit aktual të modelit të Volvo. Bëhet fjalë për XC90

Nëse shikohet me vëmendje, dritat LED janë karakteristikë e “nënshkrimit” të Volvo. Gjithashtu vërehet se kjo veturë nuk ka maskë klasike në ftohës, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një version elektrik, ndërsa akoma nuk dihet nëse Volvo i ri XC90 do të ofrohet edhe në versionin e motorëve SUS – por një gjë e tillë do të zbulohet muajve të ardhshëm.

Profili i XC90 të ri është i ngjashëm me paraardhësin, e risi janë edhe dorezat që fshihen nën karroceri që i kanë kontribuar aerodinamikës më të mirë.

Në rastin e pjesës së pasme, Volvo dallon pjesërisht nga koncepti që ka dritat e vendosura në “shtyllë”. Pjesa e tyre e poshtme na rikujton dritat aktuale, por edhe xhamin e madh dhe dritat që paralelisht ofrojnë ndriçim të mjaftueshëm.

Premiera zyrtare e XC90 të ri do të mbahet në fund të këtij viti. Atëherë do të mësojmë më shumë për prototipin e veturës, që do të paralajmëroj versionin serik.

Modeli serik do të shfaqet rrugëve kah mesi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version