Site icon Telegrafi

Volvo zbulon konceptin e Serie 40 që do të lansohet së shpejti (Foto)

Me publikimin e Serie 40, Volvo bën të ditur transformimin që është duke bërë, nga veturat e vogla në ato që janë të mëdha sportive dhe luksoze, me mundësi të lëvizjes me rrymë dhe pa shofer.

Modeli i ri, ka dalë shumë nga linjat e mëparshme të kompanisë, që cilësoheshin si ‘të mërzitshme dhe pa shprehje’, duke u kthyer në diçka shumë më gjallëruese, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihni edhe në fotografi, kjo veturë me ngjyrë gri, nuk ngjason shumë me prodhimet e mëparshme që ka nxjerrë në shitje kompania.

Me anë të këtyre ndryshimeve, zyrtarët udhëheqës presin të shtojnë fitimin e shitjeve, që pritet të jenë mbi 800 mijë vetura në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version