Është një SUV, me teknologjinë e F1
Prej se Volvo e ka prezantuar gjeneratën e parë të XC90, të gjithëve iu ka pëlqyer së tepërmi, transmeton Telegrafi. Varianti më i pëlqyer, është hibridi T8 Twin Engine, që prodhon 400 kuaj fuqi, ndërsa ka autonomi prej 30 kilometrash.
Prodhuesi suedez është duke punuar për modelin e ri, që do ta lansojë gjatë vitit 2020, në të cilin e ka integruar stilin e energjisë kinetike, që ndodhet në makinat e Formula 1. Sipas kësaj, del se kemi një SUV, që ndihmohet prej teknologjisë së F1.
Modelit Volvo XC90 do t’i shtohet edhe shenja B, ndërsa është shumë i rëndësishëm për linjën e veturave të elektrifikuara.
Gjatë lëvizjes, do të lirojë 15 për qind më pak gazra, teksa me sistemin e F1, gjatë qarkullimit e ruan energjinë kinetike kur frenon, për ta përdorur më vonë në mënyrë sa më ekonomike.
Sa i përket makinave elektrike, tashmë dihet se Volvo e ka gati një të tillë nga linja e Polestar, të cilën pritet ta shohim në fund të muajit. /Telegrafi/