Telegrafi

Volvo tregon disa pjesë të makinës së parë elektrike që do ta prezantojë brenda disa javësh

Ndryshimet në dizajn, e kanë bërë këtë XC40 të duket më ndryshe nga të tjerat

Mund të jetë vonuar në krijimin e makinave elektrike, mirëpo që tani Volvo ka bërë shumë që ta rritë sigurinë e këtyre veturave, transmeton Telegrafi.

Disa javë para se ta prezantojë XC40, që është njëherësh edhe makina e parë elektrike që e ka krijuar, janë shfaqur edhe disa pjesë të dukjes së jashtme. Tashmë, janë shfaqur pjesa e përparme dhe e pasme, përfshirë edhe rrotat që do të jenë 19 apo 20 inç.

“Jemi bazuar në rrënjët e stilit skandinav, që ta bëjmë sa më praktik dhe me dukje të mirë. Linjat që i kemi përdorur, tregojnë se është një Volvo, vetëm se më moderne deri më tani” ka thënë shefi i dizajnit në Volvo, Robin Page.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi në ndryshimet e stilit të Volvo, pasi që elektrifikimi i makinave, iu mundësojnë të bëhen edhe ndryshime në dukje.

Largimi i grillit dhe gypave për nxjerrjen e gazit, te makinat elektrike, mjafton që të bëhet më shumë në stilin, që të jetë sa më i mirë. /Telegrafi/