Teknologji shumë e avancuar, që mund ta ndryshojë sistemin e qarkullimit përgjithmonë
Prodhuesi suedez Volvo, është i njohur për sistemin e lartë të sigurisë në makinë, ndërsa së fundi ka bërë të ditur se po krijon teknologji, që të parashihen aksidentet dhe të shmangen në tërësi, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, gjatë gjithë kohës, është duke punuar që t’i hyjë tregut të veturave vetë vozitëse, me një sistem sa më të pavarur.
Automotive News Evrope ka bërë të ditur se Volvo po bashkëpunon me kompaninë amerikane Luminar, për teknologji shumë të avancuar që do ta prezantojë me 2020, që përfshinë radar dhe kapacitete përceptrimi, dy elemente kryesore që e bëjnë sistemin autonom sa më të sigurt.
Çfarë të dy kompanitë janë duke punuar, është një projekt identifikimi që identifikon pozitat e njerëzve, posaçërisht lëvizjen e nyjave të duarve dhe këmbëve.
Ky nivel i detajeve precize, bazohet në të ashtuquajturat lidar – sistem që vepron nëpërmjet radarëve dhe me ndihmën e laserëve. Sipas të gjitha gjasave, kjo teknologji mund të detektojë deri në 250 metra.
Themeluesi dhe udhëheqësi i Luminar, Austin Russell ka pretenduar se deri më tani, e kanë krijuar një lidar që detekton prej 30 deri në 40 metra. /Telegrafi/