Site icon Telegrafi

Volvo do të sjellë edhe dy modele të reja

Makina tërësisht të reja, që mund të jenë SUV të versioneve të ndryshme

Kohëve të fundit, Volvo ka pasur suksese të konsiderueshme, derisa ka grumbulluar të ardhura nga shitjet e shumta të veturave, transmeton Telegrafi.

Me kapitalin e mbledhur, ka mundësi që në të ardhmen të mund të sjellë edhe dy modele të reja, për të cilat edhe nuk janë bërë të ditura detajet konkrete. Për momentin, Volvo i prodhon modelet S60, V60, S90, V90, XC40, XC60 dhe XC90, si dhe Polestar 1 dhe 2.

Drejtori i Volvo, Hakan Samuelsson ka bërë të ditur se në pjesën e dytë të vitit 2019, do të sjellin projekte të reja, në mesin e të cilave edhe dy modele, që do t’i shtohen linjës së prodhimit.

“Strategjia jonë, nuk është që të rrisim numrin e makinave që i prodhojmë, por të zgjerohemi në më shumë modele. Tashmë që e kemi rritur kapacitetin dhe kemi mundësi për më shumë, nuk do të hezitojmë të zgjerohemi” ka thënë Samuelsson.

Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se dy modele e reja, do të jenë versione të ndryshme nga linja SUV, me madhësi të ndryshme, që të jenë sa më të përshtatshme dhe të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version