Prodhuesi suedez Volvo, ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator, do ta sjellë modelin Polestar që ka 600 kuajfuqi.
Kjo nuk është e vetmja risi që do të shihet në Frankfurt Motor Show, meqë do të prezantohet edhe një model tjetër, për të cilin nuk janë dhënë detajet.
E tëra që dihet është se do të jenë nga e njëjta linjë, por kanë konstrukte arkitekturore plotësisht të ndryshme.
Nuk është bërë e ditur se çfarë do të përmbajnë, apo kur lansohen në treg, ndërsa bëhet e ditur se do të jenë rivale të BMW M. /Telegrafi/