Site icon Telegrafi

Volvo prezanton zyrtarisht ES90 – një sedan të ngritur nga toka që të jep një ndjesi SUV

Kompania e makinave Volvo ka zbuluar ES90, një makinë që synon të kombinojë elegancën e një makine sallon me prakticitetin e një SUV.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Volvo ES90 ka një profil të një sedani, por me një distancë të ngritur nga toka që i jep një ndjesi SUV.

“Pra, gjëja e parë që do të thoja për këtë makinë është se ajo është në një klasë të vetën”, ka thënë kreu global i dizajnit të Volvo, Jermey Offer.

“Nuk është sedani tipik”, vazhdoi ai. “Ai merr elegancën e një sedani, ose një makine sallon, dhe e kombinon atë me përshtatshmërinë dhe prakticitetin e një SUV – kështu që është pak më e lartë nga toka”, vazhdoi ai.

Ai u krijua për të vazhduar historinë e gjatë të Volvo-s për krijimin e makinave të sigurta dhe praktike.

“Volvo është i njohur kryesisht për prakticitetin dhe sigurinë, prandaj mendoj se kjo është një makinë e shkëlqyer për ne, sepse mundëson të gjitha tiparet që merrni nga një SUV, por në një sedan”, tha Offer. /Telegrafi/

Exit mobile version